“Putini nuk do të ketë asnjë lëshim për Ukrainën”

Macron flet rreth konfiktit me Ukraninën

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi dje se do të ketë bisedë të hollësishme dhe pa asnjë lëshim mbi dosjen ukrainase, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të cilin do e takojë për herë të parë të hënën në Versajë.

“Do të kem një dialog të imtësishëm me Rusinë”, deklaroi ai gjatë konferencës përfundimtare të samitit të G7-tës në Taormina.

Konflikti ukrainas është një pikë mosmarrëveshje madhore mes Moskës dhe Perëndimit. Ky konflikt ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 10 000 personave në tre vite./21Media

Back to top button