Macron thotë se nuk do të ketë bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike

Franca nuk ka plane t’i bashkohet një bojkoti diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore 2022 në Pekin, tha presidenti, Emmanuel Macron.
Macron bëri të ditur se çdo veprim i tillë do të ishte i parëndësishëm dhe thjesht simbolik.
SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia kanë thënë se nuk do të dërgojnë përfaqësues të qeverisë në lojërat e shkurtit për shkak të shqetësimeve mbi të dhënat e Kinës për të drejtat e njeriut.
Kjo përfshin akuza për abuzim, konkretisht shkelje të të drejtave të njeriut.
Marrëdhëniet janë gjithashtu të tensionuara për shkak të një goditjeje ndaj lirive politike në Hong Kong dhe shqetësimeve për tenisten kineze Peng Shuai, e cila nuk u pa për javë të tëra pasi akuzoi një zyrtar të lartë qeveritar për sulm seksual.
Kina thotë se vendet që bojkotojnë lojërat “do të paguajnë çmimin për veprimet e tyre të gabuara”.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha se kishte pranuar një ftesë për të marrë pjesë në hapjen e lojërave.
Në një konferencë për media, Macron tha se Lojërat Olimpike nuk duhet të politizohen dhe se ai preferonte veprime që kishin një efekt të dobishëm.
Ndërkaq, Australia iu bashkua SHBA-ve duke bojkotuar kështu Lojërat Olimpike 2022. Kryeministri, Scott Morrison tha se vendimi ishte në përgjigje të “shkeljeve të të drejtave të njeriut” në provincën Xinjiang të Kinës dhe shumë çështjeve të tjera që Australia ka ngritur vazhdimisht./21Media

Back to top button