Madonna tregon mavijosjet në trup, tregon kush “e rrahu”

Këngëtarja 63-vjeçare, Madonna tregoi një mavijosje në kofshën e saj ndërsa pozoi për një seri fotosh të shpërndara në Instagram të mërkurën. “Jeta më ka rrahur” shkroi Madonna.
Fotot zbulojnë një mavijosje gjigante që përfshin të gjithë anën e sipërme të kofshës së Madonna-s. Këngëtarja e “Material Girl” theksoi dëmtimin edhe më shumë duke rrokullisur çorapet e saj deri në kofshë, në mënyrë që fansat të mund të shikonin më mirë, transmeton rtv21.tv.
Disa nga 17 milionë ndjekësit e Madonna shprehën shqetësimin e tyre për Mbretëreshën e Popit, duke shkuar në seksionin e komenteve të postimit të saj për ta pyetur nëse ishte mirë./21Media
 

Back to top button