Magjistralja Prishtinë-Pejë pa ndriçim publik, ministria hesht

Magjistralja Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas ka mbetur pa ndriçim tash e një kohë, duke mos u ditur arsyet e këtij terri.
Edhe pse janë të vendosura shtyllat nga Prishtina deri në fshatin Sllatinë në magjistralën Prishtinë-Pejë, mungojnë dritat.
I vetmi ndriçim gjatë natës janë dritat e bizneseve skaj rrugës, dritat e veturave si dhe anësoret e rrugës që reflektojnë nga dritat e veturave. Në disa pjesë të rrugës edhe ato pak drita që kanë mbetur ndezen e ndalen pandërprerë.
Portali rtv21.tv që katër ditë është duke kërkuar përgjigje për këtë problem nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mirëpo e njejta nuk është përgjigjur./21Media

Back to top button