Maguire mungon në derbin mes Cityt e United por ka mbështetjen e Ten Hag

Harry Maguire nuk do të paraqitet për Manchester Unitedin kundër Manchester Cityt për shkak të një lëndimi, por Erik ten Hag beson se ai mund të rikthehet në formën e tij më të mirë kur të rikuperohet nga lëndimi.
Kapiteni i United është duke kaluar nëpër momente të vështira këtë sezon, ku e ka humbur vendin e startuesit në formacionin e Ten Hag, dhe ka treguar paraqitje të dobëta me Anglinë në Ligën e Kombeve.
Tani, Maguire duhet të luftojë me Lisandro Martinez dhe Raphael Varanen për një vend në formacionin bazë të Ten Hag.
Por, rasti për Maguire nuk do të jetë këtë të diele, pas që Ten Hag zbuloi se qendërmbrojtësi ishte i vetmi problem me lëndim në skuadër së fundmi, ku i bashkohet tani Anthony Martial dhe Marcus Rashford në listën e të lënduarve.
Sidoqoftë, trajneri i United u pyet se çfarë mund të bëjë ai që ta ndihmojë Maguire të rikthehet në formën më të mirë.
“Para së gjithash, unë duhet ta ndihmojë atë, ta përkrah atë, por unë e përkrahi sepse unë besoj në të. Në periudhën që isha duke punuar me të në parasezonalet, ai ishte i mirë, mund të them shumë i mirë, në stërvitje dhe në ndeshje”, tha Ten Hag.
Maguire ka qenë subjekt i abuzimit për shkak të paraqitjeve të tij, dhe ndërsa Ten Hag sugjeroi se kritikat ishin pjesë e sportit, ai pranoi se mungesa e besimit ishte problemi më i madh i mbrojtësit.

Back to top button