Mbi 700 mijë euro inkasim të borxheve

Administrata Tatimore  e Kosovës dje ka vazhduar me aktivitetin e konfiskimit ndaj  subjekteve biznesore, të cilët kanë borxhe të pa-paguara, ku si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro. Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni mbledhësit tatimor kanë mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos-pagesë tatimit, të njëjtat aktivitetet të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Përmes një komunikate për media, Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të pa-paguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet  tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit. Njërit ftojmë tatimpaguesit që të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësit që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore./21Media

Back to top button