Në SHSKUK po trajtohen 179 pacientë me COVID-19
179 pacientë janë në trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, prej tyre 177 janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa 2 pacientë kanë rezultuar negativ.
Kështu ka informuar sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ku bëhet e ditur se me oksigjeno-terapi janë 119 pacientë ndërsa, në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive janë 5 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 71 pacientë
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë
Spitali i Gjakovës, 21 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë
Spitali i Gjilanit, 17 pacientë./21Media