“Katër Epoletat” fiton tri çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Maqedoninë e Veriut

Teatri i qytetit të Mitrovicës rrëmbeu tri çmimet kryesore në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Maqedoninë e Veriut.
Në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit “Aktori i Evropës” i mbajtur në Prespë të Maqedonisë së Veriut, shfaqja “Katër Epoletat” nga teatri i qytetit të Mitrovicës “Muharrem Qena” me regji të Haqif Mulliqit dhuruan performance të jashtëzakonshme për të pranishmit.
Juria profesionale e këtij festivali, në krye me aktorin maqedonas, Meto Jovanovski vendosi që tri çmimet kryesore t’ua ndajë regjisorit dhe aktorëve të shfaqjes “Katër Epoletat”.
Kështu, Ismet Azemi, rrëmbeu çmimin kryesorë të festivalit: Aktori i Evropës 2022, Basri Lushtakut, çmimin për aktrim: Dionisi i Prespës 2022, ndërsa regjisori Haqif Mulliqi, çmimin si Regjisori më i mirë i Festivalit 2022./21Media

Back to top button