Makron kërkon vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Francë

Pas sulmit në Mançester

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, ka kërkuar vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve në Mançester.

Makron planifikon që të kërkoi nga Parlamenti vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 1 nëntor, ka kumtuar presidenca e Francës. Vendimi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme u mor pas takimit të zyrtarëve të sigurisë, i cili u zhvillua të martën, në të cilin zyrtarët biseduan për pasojat e mundshme të sulmit terrorist në Mançester dhe për masat e sigurisë, të cilat duhet të ndërmerren për mbrojtjen e qytetarëve francezë.

Makron ka kërkuar nga qeveria hartimin e një projekt-ligji për forcimin e përhershëm të masave të sigurisë, projekt-ligj ky i cili nuk do të jetë i ndërlidhur me vendimin për gjendje të jashtëzakonshme./21Media

Back to top button