“Prioritet bujqësia, shëndetësia dhe reforma në drejtësi
Limaj tubim në Prizren
Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, në kuadër të fushatës parazgjedhore ka mbajtur një tubim me qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të këtij subjekti politik në Prizren.
Drejtuesit e Nisma për Kosovën, nga Prizreni kanë filluar prezantimin e platformës programore. Lideri i saj Fatmir Limaj, tha se prioritet për këtë subjekt do të jetë bujqësia, shëndetësia dhe reforma të thella në drejtësi, theksoi para të pranishmëve në këtë tubim paraelektoral
Kandidati për deputetë nga Prizreni i këtij subjekti politik, Zafir Berisha, tha se pas 11 qershorit në Parlamentin dhe Qeverinë e re të vendit , ky qytet do të përfaqësohet denjësisht nga deputetët dhe zyrtarë qeveritar të këtij subjekti politik, pasi që një gjë e tillë nuk është bërë nga partitë tjera./21Media