Malazezët festojnë fitoren e Millatoviq me flamurin e Serbisë

(Lajm i përditësuar)

Kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Millatoviq pas fitores në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ka thënë se kjo është me të vërtetë një fitore Malit të Zi të pajtuar, më të pasur, të suksesshëm dhe evropian.

Ai kishte kundërkandidat Presidentin aktual i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i cili i uroi fitoren Millatoviqit. Kurse, simpatizantë të këtij të fundit u panë teksa festonin fitoren me flamuj të Serbisë.

Millatoviq tha para mediave se këtë natë e kanë pritur për më shumë se 30 vjet, derisa shtoi se kjo është fitore historike.

“Me fat fitorja e Malit të Zi të pajtuar, sepse kjo është me të vërtetë një fitore Malit të Zi të pajtuar dhe një fitore për të gjithë ne. Mali i Zi sonte bëri një hap vendimtar përpara, i tha lamtumirë me vendosmëri këtij regjimi të tejkaluar të zotit Gjukanoviq dhe bëri një hap përpara drejt një Mali të Zi më të pasur, më të drejtë, më të barabartë, më të bukur dhe evropian…së bashku me të gjithë qytetarët e Malit të Zi, i themi një lamtumirë vendimtare krimit dhe korrupsionit dhe lidhjes së krimit dhe korrupsionit me politikën në Mal të Zi, kurrë më. Dhe thamë, thamë, mirëmbrëma të madhe dhe mirë dita për një Mal të Zi më të pasur, të përbashkët, të suksesshëm dhe evropian”, tha ai, duke falënderuar të gjithë qytetarëve që dolën dhe votuan duke i dhënë legjitimitet shtesë siç tha këtij procesi demokratik.

Në Mal të Zi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë.

Gjukanoviq pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale në Malit të Zi

Presidenti aktual i Malit të Zi dhe udhëheqës i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanoviq ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën sot në Mal të Zi. Ai ka uruar kundërkandidatin e tij, Jakov Millatoviq.

Gjukanoviq ka falënderuar të gjitha ata që e mbështetën për të qen 30 vjet në pushtet.

“Mali i Zi zgjodhi dhe unë i respektoj atë zgjedhje, e përgëzoj Jakov Millatoviqin për besimin që mori në zgjedhjet presidenciale, i uroj që të jetë president i suksesshëm sepse nëse ai është president i suksesshëm do të thotë se edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm dhe se do të shkojë drejt këtij qëllimi. Ky është rasti që para së gjithash ti falënderoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive në këto zgjedhje kontribuan për të pasur një tjetër proces zgjedhor demokratik dhe të besueshëm në Mal të Zi, i cili sigurisht i kontribuon reputacionit të brendshëm dhe ndërkombëtar të Malit të Zi dhe të gjithë qytetarëve të tij, gjithashtu dua te falënderoj edhe te gjithë qytetaret e Malit te Zi që më kanë dhënë besimin e tyre”, tha ai.

Ai shtoi se e pranoj këtë gjykim të publikut demokratik të Malit të Zi dhe i uron Malit të Zi çdo të mirë, por gjithashtu uroi që presidenti i ri të jetë i denjë për besimin që ka fituar dhe të jetë i suksesshëm dhe të kontribuojë më tej në prosperitetin demokratik dhe ekonomik të Malit të Zi.

Në Mal të Zi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku votuan 70.7 për qind e votuesve ose rreth 383.300 qytetarë.

Milatoviq: Do ta sjellim Malin e Zi në BE në pesë vitet e ardhshme

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka fituar rreth 60.2 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse kundërkandidati i tij, presidenti aktual, Millo Gjukanoviq, ka marrë rreth 39.8 për qind, treguan rezultatet preliminare të 90 për qind votave të numëruara, sipas parashikimeve të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim (CEMI).

Milatoviq në adresimin e tij të parë tha se këtë moment e kanë pritur se 30 vjet.

Në kampin e tij të fitores ishte prezent edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ai uroi që fitorja e tij të jetë e pajtimit në mes qytetarëve, në kohën kur Mali i Zi është përballur me kriza të shumta politike.

Sipas tij, Mali i Zi e ka bërë një hap përpara.

“Unë, si president i Malit të Zi, së bashku me të gjithë ne do ta sjellim Malin e Zi në BE në pesë vitet e ardhshme”, premtoi ai.

Back to top button