A mund të ndodhë, vjedhja industriale e votave në Qendrën e Votimit?

Sipas tij preventiva gjithënjë bëhet nënë e “dyshimit”!

Sociologu dhe profesori universitar, Fadil Maloku lidhur meprocesin zgjedhor në vend ka shtruar pyetjen se a ka mundur të ndodhë vjedhja industriale e votave në Qendrën e Votimit?

Për të sqaruar këtë pyetje, Maloku ka paraqitur 3 pika, duke  treguar se votat kanë mundur të vidheshin.

Ai më tutje ka shtuar se përveç tjerëve, në këtë proces do të duhej të monitoronin edhe gazetarët hulumtues.

‘’1. Prokuroria dhe KQZ-ja, nuk kanë dhënë asnjë sqarim adekuat, lidhur me atë se çfarë mund të ndodhë, nëse, në pauzën ndërmjet orës 14;00-16;00, (kur komisionerët shkojnë të drekojnë!), mund të hyj DIKUSH shlirë dhe t’i ndrron ca kuti të votimit?!

2.Dyshimi rritet, ngaqë, kur në “dhomën e dëshmive”, ndodhi …gjithë ajo hajni (!), e që asnjëherë nuk u zbulua! E aq më tepër tani, kur resultatet preliminare po na flasin për një resultat të ngusht midis blloqeve…!

3.Mendojë, që përveç stafit mbikqyrës, video kamerave,etj. edhe gazetarët hulumtues do të duhej ta monitoronin dhe “kujdestaronin”, edhe këtë “sjellje” deviante, e cila do ta kompromitonte dhe përmbyste gjithë procesin zgjedhor!?

Si ish anëtarë i KQZ-s, as që dua të dyshoj se mund të ndodhë diçka e tillë! Por, preventiva gjithënjë bëhet nënë e “dyshimit”!’’, ka shkruar Maloku./21Media

Back to top button