Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Bëhet e ditur se ai këshillonte votuesit të votojnë në favor të subjektit që ai përfaqësonte

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën me marrëveshje mbi pranimin e fajësisë kundër të pandehurit L.A. për veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.A., në ditën e zgjedhjeve më 11 qershor në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, si person zyrtar dhe atë si koordinator i vëzhguesve të njërit nga subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, duke keqpërdor pozitën apo autoritetin e tij, duke këshilluar votuesit që të votojnë në favor të subjektit politik që ai përfaqësonte.

Ai fillimisht i kishte dhënë dëshmitarit N.M. një kopje të fletëvotimit se cilët kandidatë dhe subjekt politik të votojë, ndërsa më pas i njëjti ndalohet nga Policia e Kosovës të cilit në çantën e të pandehurit gjejnë dhe sekuestrojnë gjashtë kopje të pa plotësuara të fletëvotimeve.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Back to top button