Manchester City i rikthehet fitores, mposht Tottenhamin

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Tottenhamit, ku kampioni anglez i është rikthyer fitores pas humbjes në xhiron e kaluar kundër Manchester United.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Etihad”, Manchester City e ka mposhtur skuadrën e Tottenhamit me rezultat 4:2.
Pjesa e parë e takimit i takoi Tottenhamit, ku ishte në avantazh 2:0 falë golave nga Dejan Kulusevski (minuta e 44’) dhe Emerson Royal (minuta e 45+2’).
Ndërkaq, City u ringjall në pjesën e dytë, ku arriti ta barazojë rezultatin brenda dy minutave falë golave nga Julian Alvarez (minuta e 51’) dhe Erling Haaland (minuta e 53’).
Kampioni anglez e vazhdoi këtë ritëm, ku gjeti edhe dy gola të tjerë përmes Riyad Mahrez, i cili fillimisht kaloi Cityn në epërsi prej 3:2 në minutën e 63’, ndërsa vulosi rezultatin final në 4:2 në minutën e 90’.
Me këtë fitore, City ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e dytë, dhe i afrohet në pesë pikë liderit të tabelës, Arsenalit, kurse Tottenhami zë vendin e pestë me 33 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 4:2 në favor të Cityt.

Back to top button