Reali fiton me përmbysje të rezultatit kundër Villarrealit

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Villarrealit dhe Real Madridit, ku ky i fundit vazhdon në 1/8-ën e finales së Kupës së Mbretit.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “La Ceramica”, Real Madridi e ka mposhtur Villarrealin me përmbysje të rezultatit 3:2.
Villarreali avanconte 2:0 për afro një orë lojë falë golave nga Ettiene Capoue (minuta e 4’) dhe Samuel Chukwueze (minuta e 42’), ndërkaq Realin e riktheu në lojë Vinicius Junior në minutën e 57’ duke e ngushtuar epërsinë e vendasve në 2:1.
Reali arriti ta barazojë rezultatin në 2:2, ku Eder Militao shënoi në minutën e 69’ për 2:2, ndërsa Dani Ceballos i siguroi fitoren skuadrës së Carlo Ancelottit, ku e vulosi rezultatin në 3:2 në minutën e 86’.
Me këtë fitore, Real Madridi kalon në të tetën e fundit të Kupës së Mbretit.
Rezultati final i ndeshjes, 3:2 në favor të Realit.

Back to top button