Mandatari ka kohë 15 ditë për të themeluar Qeverinë pas konstituimit të Kuvendit

Kosova rrezikohet nga zgjedhjet e reja

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë hyrë në limitet kohore që sa më shpejt të arrijnë marrëveshjen bashkëqeverisëse pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndonëse kanë mbetur rreth një javë deri tek seanca konstituive, dallimet mes dy partive janë të qarta rreth çështjes së presidentit. Kjo po rrezikon të shpie vendin drejt zgjedhje të reja.

Të paktën kështu mendojnë njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë.

LDK e cila po negocion themelimin e qeverisë, po insiston në “balancim” të pushtetit, por në anën tjetër shprehin vullnetin e tyre për të arritur sa më parë marrëveshjen me VV-në.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se alternativa e vetme e dy partive fituese të zgjedhjeve 6 tetorit është formimi i Qeverisë.

Krahas saj, Baraliu jep edhe detaje mbi periudhën kohore kur munden të mbahen zgjedhjet e reja.

E vetmja alternativë e mundur është që këto dy parti të gjejnë zgjidhje këto ditë deri në datën 26 ku mbahet seanca konstituive e legjislaturës së re. Përndryshe në qoftë se 60 ditë prej asaj ditë kur do të mbahet seanca konstituive e kuvendit nuk arrihet që të bëhen institucionet pra të konstituohet Kuvendi dhe qeveria atëherë shkohet në zgjedhje të reja. Shpërbëhet ai kuvend dhe shkohet në zgjedhje të reja. Prandaj nuk kanë as kohë edhe as alternativa të tjera veprimi përveç të kurorëzojnë thirrjen plebishitare të votuesit”, thotë Baraliu.

Njohësi i Kushtetutës për KP i paraqet afatet kohore të mandatarit për kryeministër që të themelojë Qeverinë në rast të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Nuk mund të konstituohet Kuvendi, nuk janë votat, nuk ka marrëveshje. Duhet të ketë marrëveshje që të kenë këto dy parti të kenë 61 vota për të zgjedhur kryetarin, kryesinë dhe grupet parlamentare. Kjo nuk mund të ndodhë…Atëherë do të duhej 15 ditë pas konstituimit të Kuvendit mandatari për formimin e qeverisë i ka në dispozicion të kthejë përgjigjen presidentit. Pastaj ai mund të thotë se mund të mandatohet dhe mandej të mbahet seanca përkatëse dhe të zgjidhet qeveria. Nëse nuk mundet për herën e parë t’i bëjë 61 deputetë mandatari, këtë rast Albin Kurti i VV-së, atëherë Kushtetuta thotë se mundet edhe një herë të i kthehet mandati për 10 ditë e ardhshme nga ana e presidencës. Në qoftë se edhe tani nuk bëhet janë 40 ditë që të shkohet në zgjedhjet e reja”, thotë ai.

Të dëmshme, zgjedhjet e reja i konsideron Jetmir Bakija nga Demokracia Plus, i cili thotë se ato nuk mund të japin alternativa të reja. Sipas tij, renditja e partive pritët të jenë në këtë në numrat aktual dhe prapë vendi do të gjendet në një situatë të tillë.

Së fundi edhe pas një varg takimesh dy liderët Kurti-Mustafa nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje të formuar qeverinë e re.

Derisa ky ngërç mes tyre ka bërë të diskutohen edhe zgjedhjet e reja.

Back to top button