Mandl uron Kosovën: Populli i juaj ka vuajtur shumë

Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, ka uruar Kosovën me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.
Në një postim në Twitter, Mandl tha se populli i Kosovës ka vuajtur shumë, teksa uroi që e ardhmja të jetë e ndritshme.
“Oh Kosovë, njerëzit Tuaj kanë vuajtur shumë. Mirëpo kanë qëndruar me vetëbesim mes të gjitha shqetësimeve që kanë kaluar. Qoftë e ndritshme e ardhmja juaj. Uroj që njerëzit tuaj të gjejnë respekt në të gjithë botën. Le të jenë në gjendje të rinjtë tuaj të talentuar të kontribuojnë në prosperitetin në shtëpi dhe në mbarë botën”, ka shkruar Mandl në Twitter.
Oh #Kosovo, Your people suffered a lot. But they have remained confident during all the disress. May your future be bright. May your people find respect all over the world. May your talented youngsters be able to contribute to prosperity at home &globally. #Feb17 #Kosova 💖🇽🇰🇦🇹🇪🇺
— Lukas Mandl (@lukasmandl) February 17, 2023