​Maqedonci dhe Jashari marrin pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në  takimin e 19-të të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i thirrur nga Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, Lloyd J.Austin lll.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Maqedonci përmes një postimi.

Maqedonci ka njoftuar se fokusi i takimit ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura të Ukrainës nga vendet e këtij koalicioni.

“54 shtetet anëtare në mesin e të cilave dhe Kosova, edhe një herë rikonfirmuam mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus”, ka shkruar Maqedonci në “Facebook”./21Media

Back to top button