Maqedonia do të strehojë 450 refugjatë afganë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka informuar se kanë ndërmarrë për obligim pranimin e 450 qytetarëve të popullsisë lokale në Afganistan dhe atë të punësuar, gra dhe fëmijë nga familjet e të punësuarve në misionet humanitare dhe paqeruajtëse, aktivistë për të drejtat e njeriut, gazetarë, përkthyes, studentë si dhe qytetarë që këto 20 vjet kanë qenë mbështetje për forcat aleate të NATO-s në Afganistan.
“Pjesa më e madhe e 450 qytetarëve që pritet të vijnë deri në fund të javës, varësisht rrethanave në aeroportin e Kabulit, janë koordinuar dhe organizuar nga ana e organizatës amerikane joqeveritare Instituti Nacional Demokratik (NDI)”, kanë informuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, shkruan TV21./21Media

Back to top button