Markat globale tërhiqen nga Rusia me një kosto të madhe për ta

Dy marka të mëdha ndërkombëtare kanë njoftuar se po tërhiqen nga Rusia.
Prodhuesi i makinave Renault po shet fabrikën e saj në Moskë dhe aksionet e saj në prodhuesin e makinave Lada, në një marrëveshje që përbën shtetëzimin e biznesit të saj rus, përcjell rtv21.tv
Ndërkohë, gjigandi i ushqimit të shpejtë McDonalds thotë se po përgatitet t’i shesë restorantet e tij ruse një blerësi vendas. Të dyja kompanitë pritet të shlyejnë investimet me vlerë miliarda dollarë.
Renault fillimisht i kishte rezistuar thirrjeve për t’u larguar nga Rusia. Por pasi kompania u kritikua drejtpërdrejt nga presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, së bashku me firmat e tjera franceze, për gjoja sponsorizimin e makinës ruse të luftës, ajo pezulloi operacionet e saj ruse.
Tani, ajo po tërhiqet krejtësisht, duke braktisur asetet duke përfshirë fabrikën e saj në Moskë dhe 68% të aksioneve të saj në Avtovaz, prodhuesi i makinave Lada, raporton BBC
Ndërkohë, McDonalds thotë se po kërkon të shesë të gjithë zinxhirin e restoranteve në Rusi, të cilat janë mbyllur që nga fillimi i marsit.
McDonalds thotë se pronësia e vazhdueshme e biznesit nuk është më e qëndrueshme, ose në përputhje me vlerat e tij. Ajo po heq markën e saj nga pikat e shitjes së saj atje, një proces që e përshkruan si zhdukje./21Media

Back to top button