Maroku s’ka plan specifik për ta ndalur Mbappen

Kylian Mbappe është golashënuesi më i mirë i Kampionatit Botëror, por Walid Regragui insiston se Maroku nuk do të bëjë ndonjë plan specifik për ta ndalur atë.
Trajneri i Marokut ka thënë se i ka përgatitur lojtarët e tij për diçka më shumë se sa vetëm ta ndalin një lojtar si Kylian Mbappe.
“Ne nuk do të bëjmë plan kundër Mbappes sepse nuk është vetëm ai në fushë. Ne i dimë edhe kualitetet e Antoine Griezmann, por Achraf Hakimi është një kampion kështu që nuk jam i brengosur. Hakimi është gjithashtu shumë i motivuar për ta mposhtur shokun e tij (Mbappen)”, tha Regragui.
Franca dhe Maroku ballafaqohen të mërkurën nga ora 20:00 dhe fituesi do të ballafaqohet në finale me fituesin e duelit ndërmjet Argjentinës dhe Kroacisë.

Back to top button