Edhe Portugalia do të mbetet pa trajner

Eliminimi nga Kupa e Botës po del të jetë fund i hidhur edhe për trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos.
Mediat në Portugali e bëjnë të kryer këtë punë duke thënë se Santos do të ofrojë dorëheqje së shpejti.
Sipas asaj që raporton gazeta “A Bola” palët do të ulen dhe do ta shkëpusin marrëveshjen në mënyrë miqësore.
Portugalia u eliminua në çerekfinale të Kampionatit Botëror duke e u mposhtur nga befasia e këtij kampionati, Maroku.
Santos është kritikuar shumë për shkak të mos aktivizimit në shumë ndeshje të Cristiano Ronaldos.

Back to top button