Marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës do të forcohen

Marrëdhëniet e Rusisë me Kinën do të bëhen më të forta si rezultat i situatës aktuale politike, sipas ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

“Në një kohë kur Perëndimi po minon hapur të gjitha themelet mbi të cilat bazohet sistemi ndërkombëtar, sigurisht që ne si dy fuqi të mëdha duhet të mendojmë se si të vazhdojmë në këtë botë”, ka thënë Lavrov.

Në një telefonatë të premten, presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi udhëheqësin kinez Xi Jinping për pasojat për Kinën nëse Pekini i jep mbështetje Rusisë për luftën.

Media shtetërore kineze raportoi se Xi e përshkroi luftën si në interesin e askujt, por nuk përmendej ndonjë kritikë e drejtpërdrejtë ndaj Presidentit Putin./21Media

Back to top button