Marrëveshja për emigrantët, tensione në Kuvendin e Shqipërisë

Edhe seanca plenare e kësaj të enjteje u shënua me tensione mes mazhorancës dhe opozitës, ku deputetët demokratë qëndruan në këmbë teksa socialistët vijuan votimin e projektligjeve që zgjati vetëm 8 minuta.

Sakaq Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikkolla dhe deputeti Gazment Bardhi kanë pasur replika me njëri tjetrin. Teksa u vendos te Foltorja, por me fytyrë nga kryetarja e Kuvendit, Bardhi lëshoi një sërë akuzash.

Nikolla ka vijuar me rendin ditës pavarësisht se në sallë dëgjoheshin zhurmues nga deputetët e opozitës.

Votimet në 7 minuta e 40 sekonda

Fillimisht PS votoi në Kuvend heqjen nga rendi i ditës i ligjit për Amnistinë Penale nga seanca e sotme. Ligji për amnistinë penale kërkon 84 vota në Kuvend.

Pavarësisht fishkëllimave në sallë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë kaloi për miratim marrëveshjen me Italinë për emigracionin, si dhe ndryshimet ligjore te ligji për zonat e mbrojtura.

Pikë e parë ishte Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ne lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore CEEPUS IV”.

Pika tjetër ishte Projektligji “Për ratifikimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”. Kjo marrëveshje kaloi edhe filtrin e Gjykatës Kushtetuese pas kundërshtive të opozitës./oranews

Back to top button