Policia largon gjashtë mjete nga qarkullimi për shkelje të rregullave të trafikut në Obiliq

Janë larguar gjashtë automjete nga qarkullimi dhe janë shqiptuar gjoba për shkelje të rregullave të trafikut në Obiliq.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi.

“Zyrtarët e Stacionit policor i Obiliqit, kanë larguar nga qarkullimi rrugor, gjashtë automjete për shakak të mos respektimit të rregullave në trafik dhe po ashtu për ngasësit e tyre kanë shqiptuar gjoba”, ka shkruar Policia në “Facebook”.

Tutje policia ka bërë të ditur se 1 gjobë i është shqiptuar ngasësit të një automjeti, që po barte ngarkesë të palejuar duke rrezikuar pjesëmarrësit në trafik, tri gjoba janë shqiptuar për ngasës të automjeteve që kanë qenë pa regjistrim, një gjobë për ngasës që është hasë pa patent shofer dhe një gjobë për një ngasës i cili ka qenë duke drejtuar automjetin edhe pse ka qenë i gjobitur me masë mbrojtëse (sekuestrim të patent-shoferit).

“Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar 787 gjoba”, shkruan policia./21Media

Back to top button