“Marrëveshje e qartë dypalëshe” midis MB dhe Finlandës

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson sot tha se deklarata që ka nënshkruar me Presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö “siguron që dy kombet tona mund të intensifikojnë partneritetin tonë”.

“Nga veriu i lartë dhe Baltik përtej, forcat tona të armatosura do të stërviten, operojnë dhe ushtrojnë së bashku, duke bashkuar aftësitë tona të mbrojtjes dhe sigurisë dhe duke zyrtarizuar një zotim se ne do t’i vijmë gjithmonë në ndihmë njëri-tjetrit”, tha ai, shkruan BBC.

Ndërsa, Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö u pyet se cili është ndryshimi kryesor pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë, Niinistö u përgjigj duke thënë se tani ka një “marrëveshje të qartë dypalëshe” midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Finlandës se si ata do të punojnë së bashku në të ardhmen.

Ai e përshkroi gjithashtu marrëveshjen si një “hap të madh përpara” dhe tha se të dy vendet do të rrisin bashkëpunimin me njëri-tjetrin në sektorë të ndryshëm./21Media

Back to top button