Marrin fund pritjet në Kapshticë për qytetarët që kaluan natën jashtë

 

Pas dy ditëve, radhë, kaos e pritje, në pikën kufitare të Kapshticës është rikthyer qetësia. Emigrantët e bllokuar në kufi të dielën, kaluan mëngjesin e sotëm. Aktualisht nuk ka radhë e fluks drejt Greqisë, por kuota e 300 personave që lejohen të lëvizin është drejt plotësësimit.

Pas dy ditëve e netëve me kaos, radhë e pritje , në kufi u rikthye normaliteti.

Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, të bllokuar ditën e dielë kaluan kufirin.

Pas fluksit e radhëve që ishte krijuar për shkak të bllokimit kuota prej 300 personazh që lejohe të kalojnë është drej plotësimit.

Sipas burimeve mund të kalojnë edhe deri në 50 emigrantë, para se trau të ulët sërish dhe puna të pezullohet.

Situata në tokën shqiptarë ndërkohë paraqitet e qetë dhe nuk ka radhë, ndryshe nga dy ditët e fundjavës që lamë pas.

Disa dhjetra emigrantë u detyruan të qëndrojnë një natë në kufi para se tu vijë radha për të kaluar kufirin.

Mes tyre kishte, gra, fëmijë e të moshuar.

Ndërsa shumë prej emigrantëve ishin në limitet e vlefshmërisë së testit anti kovid që është kusht për të kaluar kufirin me Greqinë.

Greqia do të mbajë këtë regjim të kufizuar të lëvizjes me Shqipërinë të paktën deri më 15 shtator.

Deri atëherë, kusht për lëvizjen eshtë tampioni, ndërsa numrat e atyre që do kalojnë kufirin do të jenë jo më shumë se 750 në kakavijë dhe 300 në kapshticë.

Udhëtimet për turizëm drejt Greqisë mbeten të ndaluara./oranews

Back to top button