Qeveria sot miratoi 18 vendime 

Në mbledhjen e 69-të të Qeverisë të mbajtur sot u miratuan 18 vendime, kështu bëri të ditur kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se kanë rritur pagën minimale për të gjithë në 264 euro, nga 130 euro e 170 euro. Kurti ka njoftuar se është miratur edhe buxheti i rishikuar, nga 2.75 në 2.90 miliardë euro. Sipas tij, ky buxhet është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë.
“Rritëm pagën minimale për të gjithë në 264 euro, nga 130 euro e 170 euro sa ishte. Pra, po e rrisim për 103% pagën minimale për punonjësit nën 35 vjeç, e për 55% për ata deri në 65 vjeç. Shtuam mbështetjen për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë veta apo praktikisht secila familje e Republikës sonë. Me qëllim të sigurimit të furnizimit me produkte bazë, ndaluam përkohësisht eksportin e produkteve themelore agroushqimore. Miratuam buxhetin e rishikuar, të rritur nga 2.75 në 2.90 miliardë euro. Falë performancës së shkëlqyer ekonomike, ky buxhet është më i larti dhe më gjithëpërfshirësi ndonjëherë”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

Back to top button