Masa sigurie për ndeshjen Kosovë-Irlandë, këto rrugë do bllokohen në Prishtinë

Pak orë para ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Irlandës së Veriut që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” policia e Kosovës ka njoftuar opinionin për planin operativ që do të zbatohet me qëllim të mbarëvajtjes së rendit dhe qetësisë në rrugët e kryeqytetit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes.
Më këtë rast, policia ka bërë të ditur se rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Fehmi Agani” që qojnë në drejtim të stadiumit do të jenë të bllokuara.
Po ashtu, është bërë e ditur se do të ketë kontrolle të detajuara për të gjithë tifozët që do të hyjnë në stadium për të mos lejuar mjetet që mund të paraqesin rrezik.
Ndeshja fillon nga ora 21:45 minuta./21Media

Back to top button