MASHTI thotë se do t’i përmbushin të gjitha obligimet dhe të sigurohen që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot informoi se në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave është duke i bërë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor 2022/2023 të nis sipas planit të paraparë.
Krahas investimeve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, MASHTI bëri të ditur se është duke i trajtuar me kujdes aspektet ligjore dhe rregullimin e çështjeve të rëndësishme në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ministria theksoi se krahas përgjegjësive, do t’i përmbushin të gjitha obligimet ligjore dhe të sigurohen që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore.
“Ministria e Arsimit do të angazhohet në avancimin e sistemit arsimor dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, të favorshëm dhe mbështetës për të gjithë ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe cenuar. Ju njoftojmë se tashmë jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor dhe presim që procesi mësimor të nis sipas planifikimeve.”, u bë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button