Mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë, 20 milionë euro me maturitet një vjeçar

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se me 13 mars do të mbahet ankandi i tretë i letrave me vlerë për vitin 2024.

Tutje, ministria ka bërë të ditur se në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro, shkruan rtv21.tv.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi ”, thuhet në komunikatën e ministrisë për media.

Tutje, ministria njofton se të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në ankande për blerjen e letrave me vlerë, mund të kontaktojnë në ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë./21Media

Back to top button