Pas rënies së rrjeteve sociale, Viber: Shkarkoni aplikacionin tonë dhe përjetoni ndryshimin

Gjatë mbrëmjes të së martës ka rënë nga përdorimi për rreth një orë kompania Meta, e cila përfshinë rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Messenger.

Rënia e këtyre rrjeteve sociale ka nxitur shumë reagime, e ndër ta ka reaguar edhe kompania Viber.

Përmes një postimi në platformën “X”, Viber ka bërë thirrje për shkarkimin e aplikacionit të tyre.

“Vazhdoni bisedën me biseda të sigurta, të besueshme dhe të këndshme. Shkarkoni Rakuten Viber tani dhe përjetoni ndryshimin!”, ka shkruar Viber në “X”.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe pronari i platformës “X”, Elon Musk.

“Nëse jeni duke e lexuar këtë postim, kjo është për shkak se serverët tanë janë duke punuar”, ka shkruar Musk./21Media

 

Back to top button