​Mbajtën të mbyllura dy vajza, arrestohen dy persona

Hetuesit policor të stacionit të Drenasit, sot kanë arritur të sigurojnë prezencën e dy personave të dyshuar për veprat privim i kundërligjshëm nga liria, lëndim trupor, sulm dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
Sipas Policisë, rasti është raportuar në nëntor të vitit të kaluar, nga ankueset (femra), sipas të cilave pa dëshirën e tyre janë mbajtur të mbyllura në dy lokacione të ndryshme, si dhe janë sulmuar fizikisht nga personat e dyshuar.
“Personat e dyshuar V.M, mashkull 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. S, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Back to top button