Mbetet pa ujë rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet

Ka mbetur pa ujë të pijshëm rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Përmes një komunikate për media KRU “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar gypi i ujit DN 200 AC në këtë rrugë nga “All Zone” që sipas kompanisë është kontraktor i Termokosit.

Ka njoftuar se ekipet teknike janë në vendngjarje./21Media

Back to top button