Mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 1 mijë e 39 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 258 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet etj.

Ndërsa 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 nga Fieri, 2 nga Kavaja dhe nga një qytetar nga Elbasani, Mirdita, Lushnja, Delvina dhe Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.

Kurse janë shëruar 989 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 64 mijë e 318 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCOVID. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6.728 vaksina antiCOVID.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar./21Media

 

 

Back to top button