Policia jep detaje për djegien e veturave në kryeqytet

 

 

Një veturë me targa të Kosovës është përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Nga zjarri është prekur edhe një veturë tjetër që ishte pranë veturës në fjalë.

Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti./21Media


 

Back to top button