Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet në Kongo

Mbi 100 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut nga shiu i madh në Kongo.

Dy lumenjtë kryesorë të Kongos kanë dalë nga shtrati si pasojë e shiut të madh të enjten.

Autoritetet kongoleze kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve pritet të jetë edhe më i madh sepse ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gjejnë trupa të pajetë nëpër zonat e goditura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Ndërkaq, nga rrëshqitjet e dheut janë shkatërruar dhjetëra shtëpi. Teksa trupat po nxirren nga balta, disa banorë kanë vlerësuar se 75 për qind e shtëpive në jug të Kongos janë shkatërruar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

Me shira të rrëmbyeshëm në vitet e fundit është përballur Afrika Lindore, pjesë të Ugandës dhe Kenisë vazhdimisht janë përmbytur.

Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Ruandë, më shumë se 129 persona vdiqën në fillim të kësaj jave.

Back to top button