Mbi 11 mijë vetura dolën nga Kosova në ditën e Bajramit

Më 9 korrik, kur festohej Kurban Bajrami, 11 mijë e 356 vetura kanë dalur nga Kosova, kurse 13 mijë e 695 vetura kanë hyrë në pikat e kalimit kufitar të Kosovës.
Këtë për rtv21.tv e kanë bërë të ditur nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.
Numri më i madh i veturave të kontrolluara ishte në Drejtorinë Rajonale Kufitare Perëndimi, 6 mijë e 590 në hyrje dhe 6 mijë e 54 në dalje.
Numri i veturave të kontrolluara në Drejtorinë Rajonale Kufitare Lindja më 9 korrik është 4 mijë e 185 në hyrje dhe 3 mijë e 818 në dalje.
Numri i veturave të kontrolluara në Drejtorinë Rajonale Kufitare Veriut më 9 korrik është 2 mijë e 920 në hyrje dhe 1 mijë e 484 në dalje.
Të shtunën, 1 mijë e 31 kamionë kanë hyrë në Kosovë, ndërsa kanë dalur 978. Ndërkaq, numri i autobusëve që hynë ishte 296, derisa 233 numri i atyre që dolën nga pikat e kalimit kufitar të Kosovës.
Ndryshe, aktualisht në Kosovë funksionojnë 16 pika të kalimit të kufirit dhe 12 stacione policore për mbikëqyrjen e kufirit./21Media

Back to top button