Mbi 17 mijë persona u vaksinuan brenda 24 orëve në Kosovë

1 min read

 

Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445 mijë e 650 doza të vaksinës.

Deri më sot 155 mijë e 907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 110 raste të reja me COVID-19, nga 3 mijë e 667 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një qytetar i infektuar me COVID-19 ka humbur jetën, ndërsa janë shëruar 2 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 667. Në total numri i rasteve aktive është 689./21Media