Mbi 29 mijë persona ishin të akuzuar në vitin 2019

 

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë për vitin 2019.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishin të akuzuar 29 mijë e 405 persona madhorë. Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 5 mijë e 954 persona, ose 20.2% e numrit të përgjithshëm.

Nga gjithsej 29 mijë e 405 persona të akuzuar, janë dënuar 17 mijë e 315 prej tyre, ose 58.9% e të akuzuarve.

Numri më i madh i të dënuarve ishte, po ashtu, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me gjithsej 2 mijë e 757 persona ose 15.9% e numrit të përgjithshëm.

Ndryshe, të dhënat për personat madhorë ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit të kryerësit të veprës penale, sipas mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës, llojit të dënimit, të shqiptuar për kryerësit e veprave penale.

Back to top button