Mbi 3 orë pritje për të hyrë në Kosovë, rreth 5 orë për dalje

Gjendja në pikat kufitare edhe në mbrëmje vazhdon të jetë e ngarkuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikë-kalimin kufitar në Merdare.
Pritjet për të hyrë në Kosovë, në pikëkalimin kufitar në Merdare janë 200-220 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova, pritjet janë 280-300 minuta.
Kolona për të hyrë në Kosovë, në Merdare është 2000 metra, ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë të kalimit kufitar kolona është deri në 220 metra.
Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 25-30 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova, në këtë pikë të kalimit kufitar janë 70 minuta. Kolona për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë është 100 metra, ndërsa për të dalë nga Kosova, kolona është 400 metra.
Ndërkaq, në pikëkalimin kufitar në Jarinje, pritjet për të hyrë janë 10-15 minuta, kurse pritjet për të dalë janë 90-100 minuta. Kolona për të hyrë në këtë pikëkalim kufitar është 20 metra, ndërsa në dalje kolona është 600 metra.
Ndërkohë, në pikëkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata./21Media

Back to top button