Mbi 30 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 30 mijë e 97.
Ndërkaq, edhe 1 mijë e 721 persona kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa janë bërë edhe 8 mijë e 205 testime.
Në 24 orët e fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 4 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës, ku në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 407 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 807.900 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?