Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia intervistoi dëshmitarët dhe personelin mjekësor për vdekjen e 56 vjeçarit nga rrethina e Lipjanit

Është duke vazhduar ende hetimi i rastit të vdekjes së një 56 vjeçari nga rrethina e Lipjanit.
Dje Policia ka njoftuar se kanë pranuar informatën, për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në QKUK në Prishtinë.
Ndërsa në raportin 24 orësh të policisë thuhet se nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili është sjellë nga qendra e mjekësisë familjare në Lipjan ka ndërruar jetë.
Në lidhje me rastin Policia bëri të ditur se njësitet e hetuesisë kanë intervistuar dëshmitarët dhe personelin mjekësorë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button