Mbi 4 mijë gjoba për shkelësit e masave anti COVID

 
Edhe në 24 orët e fundit numri i qytetarëve që janë gjobitur nga Policia e Kosovës për mosrespektim të masave antiCovid është i lartë.
Policia njofton se vetëm dje ka shqiptuar 4263 gjoba, kurse të martën janë gjobitur 3 mijë e 981 qytetarë.
Dënimet për gjobat sillen nga 35 euro deri në 2000.
Masat ndëshkuese për ata që shkelin oraret e përcaktuara të lëvizjes dënimet sillen nga 500 euro ndërsa ata nuk respektojnë mbajtjen e distancës fizike gjobiten me 35 euro.
Me nga 35 euro gjobiten edhe personat që nuk mbajnë maskë e cila nga e hëna është bërë obligative.
Bizneset që organizojnë aktivitet të ndaluara sipas masave të Qeverisë gjobiten me 2000 euro. Kurse ata persona që nuk e respektojnë izolimin gjatë infektimet me Covid-19 gjobitet me 500 euro si dhe rikthehet në karantinë.
Dënimet për mosrepsketim të gjitha masave që parasheh ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës i gjeni në këtë link.
Në Kosovë pas rritjes alarmante të shifrave me COVID-19 këtë javë kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-COVID. Bartja e maskes është bërë obligative si dhe është kufizuar orari i qarkullimit pas orës 22:00./21Media

Back to top button