Sa është shuma e gjobave për mos respektim të masave

 
3 mijë e 981 qytetarë janë gjobitur për 24 orë nga Policia e Kosovës për mosrepsektim të masve anticovid.
Dënimet për gjobat sillen nga 2000 euro deri në 35 euro.
Masat ndëshkuese për ata që shkelin oraret e përcaktuara të lëvizjes dënimet sillen nga 500 euro ndërsa ata nuk respektojnë mbajtjen e distancës fizike gjobiten me 35 euro.
Me nga 35 euro gjobiten edhe personat që nuk mbajnë maskë e cila nga e hëna është bërë obligative.
Bizneset që organizojnë aktivitet të ndaluara sipas masave të Qeverisë gjobiten me 2000 euro. Kurse ata persona që nuk e respektojnë izolimin gjatë infektimet me Covid-19 gjobitet me 500 euro si dhe rikthehet në karantinë.
Ndrësa,  ata që hynë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë legale dhe nuk e deklarojnë vendin e origjinës prej nga vijnë si dhe nuk vepron sipas udhëzimeve të organeve kompetente ose refuzon t’i nënshtrohet masave të kontrollit të detyrueshëm mjekësor dhe izolimit apo karantinimit dënohet me gjobë prej 500 euro.
Dënimet për mosrepsketim të gjitha masave që parasheh ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës i gjeni në këtë link./21Media

Back to top button