Moment tjetër historik, Arabia Saudite bëhet me ushtare

Një moment tjetër historik në reformat dhe nismat e fuqizimit të grave në Arabinë Saudite. Të mërkurën diplomoi grupi i parë i grave ushtare nga Qendra e Trajnimit të Kuadrove të Grave të Forcave të Armatosura.
Gjeneralmajori Adel Al-Balaëi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Trajnimit të Forcave të Armatosura, në ceremoninë e diplomimit theksoi se qendra ka një mision të rëndësishëm për të ofruar trajnime dhe kurrikula të shkëlqyera dhe një mjedis ideal mësimi, transmeton rtv21.tv.
“Kjo synon të arrijë performancë më të mirë që ndihmon në realizimin e qëllimeve të ministrisë në të ardhmen”, tha ai.
Vlen të përmendet se Arabia Saudite hapi sektorin e saj të Forcave të Armatosura për gratë me lejimin e regjistrimit të të dyja gjinive përmes hapjes së një konkursi të unifikuar të pranimit në shkurt të këtij viti.


Gratë saudite midis moshës 21 dhe 40 vjeç lejohen të aplikojnë për këto poste./21Media

Back to top button