Mbi 5 mijë persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

5 mijë e 315 persona deri më 6 gusht kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili  ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë 268 aplikime në gjithë vendin.

Elshani ka bërë me dije se se afati është deri më 09 gusht 2024./21Media

Back to top button