Mbi 654 mijë qytetarë u vaksinuan me dozën e dytë të vaksinës antiCovid

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 154 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
MSH ka bërë të ditur se deri tani, në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1 milion e 483 mijë 260 vaksina.
Deri më sot 654 mijë e 325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 2 mijë e 332 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk është regjistruar asnjë viktimë./21Media

Back to top button