Mbi 800 raporte për krime lufte në Mariupol

Këshilli i qytetit të Mariupolit, një nga qytetet më të sulmuara të Ukrainës, ka mbledhur mbi 800 raporte për krime lufte nga banorët që kanë arritur të largohen nga qyteti i rrethuar.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko i tha Media Center Ukraine se i gjithë informacioni në lidhje me krimet e supozuara të luftës i është përcjellë zyrës së prokurorit të rajonit, përcjell rtv21.tv
Kryebashkiaku tha se banorët dhanë dëshmi për sulmet kryesore në qytet, duke përfshirë repartin e maternitetit të Mariupolit të shkatërruar nga avioni armik dhe Teatrin e Dramës, ku vdiqën shumë gra dhe fëmijë, dhe spitalin 1, ku banorët e Mariupolit me lëndime të rënda janë djegur të gjallë.
Të gjitha provat do të jenë pjesë e një procedimi më të gjerë penal për gjenocidin e banorëve të Mariupolit, tha Boichenko.
“Ka shumë shembuj të krimeve të luftës të ushtrisë pushtuese ruse të udhëhequr nga krimineli i tyre kryesor, Putin”, shtoi kryebashkiaku./21Media

Back to top button