Mbi nëntë orë pritje në Merdarë

(Ljam i përditësuar)


Mbi nëntë orë pritje në Merdarë

Deri në nëntë orë po presin qyëtarët në pikën kuftare në Merdarë për të dalë nga Kosova.

Derisa kolonat e veturave arrijnë deri në 3 kilometra e gjysmë, shkruan portali rtv21.tv.

Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e Qendrës për Menaxhimin Kufitar.

Kurse, kolona ka edhe Mutivodë. Në këtë pikë kufitare qytetarët po presin mbi 4 orë.


Pritjet në Merdarë, Qendra për Menaxhim Kufitar akuzon palën serbe për neglizhencë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kuftiar, ka njoftuar se po vazhdojnë pritet e gjata në pikat kuftiare me Serbinë.

Sipas njoftimi deri në 7 orë janë pritjet në Merdarë me kolona deri në katër kilometra.

Kjo qendër ka akuzuar palën serbe se po punojnë me staf të vogël.

“Kjo për neglizhencën e palës serbe në kontrollin kufitar. Pala serbe është duke punuar vetëm me 2 zyrtar policor, njëri po merret me nje korsi të autobusëve ndërsa tjetri me katër korsi të veturave. Nga këto të dhëna besojmë se e kuptoni se si është gjendja dhe ku qëndron pengesa.”, thuhet në njoftim.

“Ju njoftojmë se në bashkëpunim me patnerët ndërkombëtar jemi duke bërë çmos që të ndikojnë te pala serbe që të rrisin kapacitetet dhe te mundësojnë qarkullim më të shpejtë. Ju falënderojmë për bashkëpunim! Rrugë të mbarë!”,  përfundon njoftimi./21Media

Back to top button